Xhaçka për situatën në Veri: Nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Xhaçka shpreh shqetësimin për atë që po ndodh në Kosovë, të cilën e përshkruan si një akt përshkallëzimi, në një kohë kur dialogu sipas saj duhet më shumë se kurrë.

“Shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës.

Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”,shkruan Xhaçka.

Më herët reagoi edhe ambasadori i SHBA në Serbi Christopher Hill, i cili tha se Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, rrezikojnë përparimin e rëndësishëm që është arritur në dialogun mes këtyre dy vendeve, nën ndërmjetësimin e bllokut evropian.

Të fundit

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Lajme të tjera

Web TV