Foto-Video/ Zjarr masiv në Dubai, shkrumbohet nga flakët ndërtesa pranë Burj Khalifa

Një zjarr masiv është raportuar orët e para të mëngjesit të sotëm në “Boulevard Walk Tower” në qendër të Dubait.

Pranë ndërtesës “Bujr Khalifa”, kulla 35 katëshe ka marrë flakë duke dëmtuar të gjitha katet e kullës, shkruan Daily Mail. 

Ende nuk dihet nëse ka pasur viktima apo të plagosur nga flakët që përfshinë të gjithë kullën.

Projekti ishte zhvilluar nga kompania Emaar në vitin 2008.

Policia e Dubait dhe agjencia e çështjeve civile nuk dhanë një deklaratë zyrtare për zjarrin dhe Emaar nuk iu përgjigj përpjekjeve të agjencisë amerikane për ta kontaktuar atë.

Zjarret e shumta në ndërtesat e Dubait në vitet e fundit kanë ngritur pyetje në lidhje me sigurinë, me shqetësime për materialet e përdorura në ndërtim.