Përgjysmohen oraret? Mbaron subvencionimi, transporti urban në krizë:Nëse qeveria s’na…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti urban në Tiranë duket se është zhytur në kaos të vërtetë. Rritja e çmimit të naftës bëri që të përgjysmohet kapaciteti, me arsyetimin se kostot janë të papërballueshme për sa kohë nuk ka rritje të kostos së biletës.

Me përfundimin e paketës së dytë të ndihmës së qeverisë, sektori i transportit ka thënës se nuk përballojnë dot vijimin e shërbimit minimal dhe as pagesën e punonjësve.

Këtë ia thanë qeverisë përmes një letre, ndërkohë që në intervista mediatike bëjnë me dije se nëse kjo e fundit nuk i përgjigjet do të përgjysmojnë oraret e autobusëve në qarkullim.

KËRKESA

Me përfundimin e paketës së dytë mbështetëse për kapërcimin e krizës së çmimeve, operatorët e transportit kërkojnë miratimin e ndihmës së radhës.

Dy shoqata, ajo Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban i kanë nisur një letër Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, në të cilën thonë se janë në situatë emergjente pasi nuk përballojnë dot çmimin e lartë të karburantit dhe pagesat e punonjësve.

“Çmimi i naftës është shumë i lartë dhe konsumi ynë bazuar në numrin e mjeteve në treg për kryerjen e veprimtarisë së transportit/frekuencën e kërkuar është shumë i lartë dhe automatikisht sjell dhe kosto shtesë, duke bërë që operatorët të operojnë në humbje ose në mungesë fitim.

Gjendja e operatorëve që pas krizës Covid-19 ka qenë në situatë të vështirë, ku operatorët kanë pasur vështirësi edhe në pagimin e detyrimeve të stafit të lindura nga kontrata e punës apo pagimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të tyre”, citohet në letrën e shoqatave.

Në këto kushte, shtojnë ata, rritja e cilësisë së shërbimit dhe korrektesia në orare janë më të vështira për t’u arritur, duke mos përmendur shkurtimin e flotës urbane në qarkullim. Ndaj, kërkohet mbështetje financiare, e madje edhe më e madhe se dy të parat për të pasur rritje të cilësisë e jo vetëm ofrim shërbimi.

Lexo edhe :  Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Në 31 tetor përfundoi paketa e dytë 3-mujore e rimbursimit me 100 lekë për litër nafte të shpenzuar për kompanitë e transportit publik, ndërkohë që paketa e parë mbuloi shpenzimet për muajt mars-prill-maj duke lënë kështu dy muaj pa subvencion.

Tanimë, kryesore mbetet vijimësia e subvencionit, me qëllim që operatorët të kryejnë shërbimin si më përpara. Ata e pranojnë vetë këtë duke e nënvizuar në letër, por sidoqoftë kërkojnë vijimin e subvencionit për kushtet optimale që ofrojnë për funksionimin e shërbimit.

“Ky kompensim nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe as nuk ka ofruar një ndihmë të mjaftueshme për ta”, nënvizohet në letrën drejtuar qeverisë, firmosur nga dy kryetarët e shoqatave, Dashnor Memaj dhe Kostandin Foni.

Shenjat e para të krizës u dhanë që në ditët e parë të këtij muaji, me shkurtimin e flotës në qarkullim dhe rrallimin e frekuencës së autobusëve. Dhjetëra udhëtarë, sidomos në orët e pikut, mbeten në pritje të gjata të urbanëve, duke rrezikuar çdo ditë orarin e punës.

Të fundit

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të...

Protesta në Tel Aviv, rezervistë që refuzojnë shërbimin

Ofer Cassif* Ndërsa Izraeli e shtyn përpara ofensivën e zgjeruar ushtarake në Gaza, me pasoja shkatërruese, më afër shtëpisë zëri i kundërshtimit po rritet. Të...

Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i...

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej i gjithë vendi, bashkë me...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

Lajme të tjera

Web TV