“Do të lidh pas makine”, Çun Lajçi vihet në kërkim të ‘trimave’ që e kërcënuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi është përballur ditët e fundit me një situatë dashakeqëse në rrjetet sociale ku është kërcënuar me jete.

Lajçi ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet autoriteteve policore për padi.

Por një artisti si Çun Ljaçi nuk e la as këtë situatë pa përcjellë një mesazh, për kombin, për njerzillëkun.

Postimi i plotë:

Me shamje nuk shtohet kombi!
Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!
Trimin fjalë madh po e kërkoj, ate që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.
Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!
E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!
Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?
Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.
Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!
Çka po han? Çka po pin?
Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!
Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!
Po!
Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk ndërtohet atdheu me kërcnime, hajni e mashtrime!
Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!
Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022

Të fundit

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave,...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Lajme të tjera

Web TV