Serie A/ Milan ndalet në barazim nga Cremonese, Napoli vazhdon shkëputjen

AC Milan's Spanish midfielder Brahim Diaz (Front) and AC Milan's Italian midfielder Sandro Tonali react during the Italian Serie A football match between Cremonese and AC Milan on November 8, 2022 at the Giovanni-Zini stadium in Cremona. (Photo by Filippo MONTEFORTE / AFP) (Photo by FILIPPO MONTEFORTE/AFP via Getty Images)

Milani nuk ka mundur të marr më shumë se sa një barazim ndaj Cremoneses (0-0) në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Milani e dominoi totalisht pjesën e parë duke pas disa raste të mira.

Fillimisht rrezikuan Brahim Diaz dhe Sandro Tonali, por pa sukses.

Më pas raste të mira kishin edhe Malick Thiaw dhe Junior Messias, ku as këta dy nuk ishin të saktë.

Në minutën e 56-të, Milani gjeti golin me Divock Origin, por pasi u rishikua në VAR, u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund kuqezinjtë u munduan të shënonin golin e epërsisë, por nuk ia dolën dhe u desh të kënaqen me barazim.

Pas kësaj fitoreje Milani është i dyti me 30 pikë, tetë më pak se Napoli, ndërsa Cremomnese ka 7 pikë, është ende pa fitore dhe mban vendin e 18-të.

https://twitter.com/acmilan/status/1590096069181857792?s=20&t=kYKCX-d0LJTh94mK0aVquw