Një debat ka ndodhur së fundmi në “Dance Albania”, konkretisht mes Visjan Ukcenajt dhe kryetarit të jurisë, Ilir Shaqirit.
E gjitha situata e agravuar ka ardhur si pasojë e komenteve të Ilirit, gjë që Visjanit nuk i kanë pëlqyer. Aktori theksoi se Iliri i ka dhënë të njëjtin vlerësim dy herë rresht dhe ka bërë të njëjtin koment.
“Nëse edhe sot më bën të të jap të njëjtin vleresim, duhet të të vijë zor”, iu kthye Iliri më pas.
“Duhet të të vijë zor ty, nëse më thua të njëjtat gjëra”,– vijoi më tej debatin aktori i humorit.
Pjesë nga debati:
Visjan Ukcenaj: Arsyeja pse Iliri dyshon që njerëzit s’jemi live, është se Iliri ka dy javë që thotë të njëjtën gjë dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë që mbase e kanë regjistruar ose është një klon i Ilirit sepse Iliri vazhdon me klonin në Itali, ka sjellë klonin këtu, flet kloni, jep dhe pikët. I thotë kloni, o vëlla sa t’i japim Visjanit? Gjashtë, gjashtë, herës tjetër. Ec vëlla.
Ilir Shaqiri: Kam shumë qejf kur Visjani merret me fjalë. Ti ndoshta e harron që këtu je në një program kërcimi dhe ajo që ka rëndësi është që të flasësh me këmbë dhe do ta them gjithmonë derisa ti të arrish të kuptosh komunikimin me pjesën e poshtme të trupit dhe jo me pjesën e lartme. Në qoftë se unë ta përsëris…
Visjan Ukcenaj: Profesor, profesor. Unë kam ardhur këtu për t’u kënaqur.
Ilir Shaqiri: Ore t’i kënaqu sa të duash, por në qoftë se unë jam klon në të folur, ti je klon në të kërcyer. Kështu që është relative.
Visjan Ukcenaj: Pranoj të jem klon në të kërcyer nëse ti je klon real.
Ilir Shaqiri: Unë do them gjithmonë atë që shikoj dhe në qoftë se percepton këtë lloj të folure, është se ti kërcen në atë lloj mënyre. Sepse ke dy javë që kërcen një gjë në të njëjtën mënyrë. E folura ime është si rrjedhojë e kërcimit tënd.
Visjan Ukcenaj: Ilir e di që e ke përvetësuar shumë t’i zësh fjalën të tjerëve se je bërë mjeshtër…
Ilir Shaqiri: Zë fjalën kur bëhet fjalë për fjalën time…
Visjan Ukcenaj: Po pra, por kam dhe unë fjalën time gjigand. Kështu që ta respektojmë dhe timen. Nëse unë kam ardhur për të kërcyer dhe të faleminderit që më vlerëson, dhe të respektoj kur më vlerëson, por kur thua dy javë rresht një gjë që pa lidhje me kërcimin që kam bërë…
Ilir Shaqiri: Bëji pyetjes veten. Gjeje gabim tek vetja. E kuptoi dhe Ermali që nuk kërcen, le më ti që kërcen. Visjan imagjino të të them për herë të tretë të njëjtën gjë, sa dramatike do ishte. Nëse edhe sot më bën të të jap të njëjtin vleresim, duhet të të vijë zor.
Visjan Ukcenaj: Duhet të të vijë zor ty, nëse më thua të njëjtat gjëra!
Visjan Ukcenaj është një nga aktorët e humorit më të dashur në vend. Që prej fillimeve të karrierës në televizion ai ka qenë pjesë e stafit të “Klanifornia” dhe nuk ka preferuar të lëvizë nga një vend në tjetrin, siç mund të kenë bërë kolegët e tij. Mirëpo nëse do t’i jepej shansi për një rrogë më të mirë në spektaklin “rival”, “Portokalli”, ai nuk do të mendohej dy herë për t’u larguar.