VIDEO/ Inter nxjerr mllefin e derbit dhe shkatërron Bolognan me rezultat 6-1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Zikaltërit kanë arritur t’i kthehen fitores pas humbjes në derbi nga Juventusi, duke u shfryrë te Bologna.

Pjesa e parë e ndeshjes nisi me një befasi nga mysafirët, por vendasit u kthyen shpejt në lojë duke shënuar tri gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 22-të me anë të Charalampos Lykogiannis, i cili shënoi për 0-1, por Edin Dzeko (26’) barazoi shifrat 1-1 me një gol të bukur.

Pas barazimit, Interi u vërsul duke shënuar fillimisht me Federico Dimarcon (36’) një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për 2-1 dhe Lautaro Martinez (42’) për 3-1.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët ishin skuadër dukshëm më e mirë, duke shënuar edhe tri gola tjerë për një fitore të madhe.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 48-të me anë të Dimarcos, i cili shënoi përsëri një gol të bukur për 4-1, ndërsa Hakan Calhanoglu (59’) ishte i saktë nga pika e bardhë për 5-1.

Për golin e fundit dhe të fitores 6-1 u përkujdes i inkuadruar Robin Gosens (76’) që shënoi nga afërsia pas asistimit të Dzekos.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e pestë me 27 pikë, teksa Bologna renditet e 13-ta me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, zikaltërit luajnë në udhëtim te Atalanta, teksa Bologna e pret Sassuolon.

Të fundit

Transporti sekret amerikan, armët bërthamore në tokën e Mbretërisë së Bashkuar

Për herë të parë që nga viti 2008, Shtetet e Bashkuara po stacionojnë armë bërthamore taktike në Britaninë e...

“Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë”, Rama mbështet Thaçin dhe “thumbon” Hagën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë...

Gënjeshtra e Madhe e 11 Majit: Kush gënjeu, kë dhe për çfarë?

Nga Fejzo Subashi. Kush më shumë e kush më pak, i gjithë spektri politik, nga e majta në të djathtë,qofshin këto partitë e mëdha, apo...

Deti përpiu krenarinë italiane, “Andrea Doria” fundoset në ujërat amerikane

nga Leonard Veizi Në historinë e tragjedive detare, ka raste kur deti nuk është thjesht një hapësirë e pafund ujore, por një arenë ku përmbyset...

Në qelinë muze të Al Capone-s. Aty ku shtyu ditë-netët gangsteri më i madh në botë

Nga ROLAND QAFOKU Sot burgu i Alcatraz-it në San Francisko të SHBA nuk “punon” më. Është thjesht një muze dhe famën e vjetër nuk e...

Lajme të tjera

Web TV