“Kam 30 vjet që të ndjek nga pas”/ Fansi i shkon Berishës me një portret: Doja ta bëja…

Sali Berisha është surprizuar nga një simpatizant në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet.

Njëri prej tyre kishte përgatitur një portret të Berishës ku shkruhej: “Nder i kombit, hero i gjallë”.

Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

“Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

Kam kënaqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”, tha demokrati.