“Kampionët e vitit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e Napolit ndaj Empolit dhe ajo e Barcelonës ndaj Osansunës, do të jenë kryefjalë e mediave sportive për ditën e sotme. Napoletanët janë skuadra me më shumë pikë të grumbulluara gjatë vitit 2022 dhe do ta mbyllin si lider të Serie A.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave botërore sportive për ditën e sotme:

La gazzetta dello Sport hapet me titullin: “Napoli vazhdon” dhe “Milani Frenon ”. Napoli vazhdon të shkëputet në Serie A dhe barazimi i Milanit ndaj Cremoneses e ndihmoi më tepër.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 09/11/2022

“Kampionët e vitit” ka shkruar Corriere dello Sport, e cila i bën homazhe super liderit Napoli, të kurorëzuar si kampionët e vitit 2022.Prima Pagina Corriere dello Sport 09/11/2022

Tuttosport hapja i kushtohet intervistës me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez: “Ta ndryshojmë futbollin”. Nuk heqim dorë nga projekti i Superligës. Ndërkohë, Juventus dëshiron ende të besojë në kampionat.Prima Pagina Tuttosport 09/11/2022

“Barça po udhëheq botën” është titulli i prestigjiozes Marca. Barcelona e mbyll vitin 2022 si lidere e La Ligas pas fitores me vuajtje ndaj Osansunës dhe perlës së Raphinhas.Prima Pagina Marca 09/11/2022

Katalanasja Sport hapet me titullin “Heorike”, duke u fokusuar gjithashtu tek paraqitja fantastike e Barçës në La Liga.Prima Pagina Diario SPORT 09/11/2022

Në Britani, Mirror Sport vendos si titull kryesor: “Plagët dhe vijat”. Trajneri i SHBA-së, Berhalter paralajmëron Southgate se dëshiron të “krenojë” Amerikën duke krijuar histori dhe duke mposhtur Anglinë në “Black Friday” gjatë Kupës së Botës.Prima Pagina Mirror Sport 09/11/2022

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV