Tronditëse, e moshuara dhunohet seksualisht nga një 25-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një rast tronditës dyshohet se ka ndodhur së fundi edhe në komunën e Skenderajt.

Gazeta Sinjali mëson se viktimë në këtë rast është një grua e moshuar nga fshati Klinë e Epërme, e cila dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur për të.

Rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se rasti i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji.

E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ku para tyre ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e tmerrshme me të cilën u përball, e të cilën dyshohet se ia shkaktoi një i ri i moshës rreth 25-vjeç.

Ajo është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari.

 

Të fundit

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Policia e Kosovës gjen raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në...

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin Cabot, ishin të përqafuar në...

Lajme të tjera

Web TV