Hyri i dehur në Kuvend dhe bëri sjellje të pahijshme? Reagon Edi Paloka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident ka ndodhur përpara nisjes së votimit në seancë plenare. Hyrja e Edi Ramës në sallën e Parlamentit është shoqëruar me një përplasje verbale me deputeët e opozitës, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Sipas njoftimit të Kuvendit dy deputetët nën efektin e pijeve alkolike kanë bërë veprime të pasjellshme në seancë gjatë votimit për projekt buxhetin e vitit 2023.

I kontaktuar nga ABC, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët por ka dashur të çoj në vend nderin e deputetëve demokratë.

“Absolutisht nuk kemi qenë të dehur. Por kemi qenë të revoltuar absolutisht po. Unë nuk isha në seancën e ditës së mërkurë, kur Edi Rama përdori një gjuhë rrugaçi në Parlament, ndaj kolegëve të mi parlamentarë. Sot kur ai hyri në seancë për votimin, thjesht gjeta mundësinë t’i kujtoja kush ka qenë dhe kush është. Mbase nga ata deputetë që janë në Parlament, e njoh pak më shumë Edi Ramën qëkur ka qenë i ri dhe nuk mund t’i lejoj vetës dhe demokratëve të na fyej një njeri si ai. Është më minimalja që mund të bëj për demokratët të çoj nderin dhe dinjitetin e tyre në vend”, shprehet Paloka për ABC.

Të fundit

Xhaferri për rezultatin e 11 majit: PD do ankohet për zgjedhjet në SHBA

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe deputeti i sapozgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, deklaroi se...

DASH do t’i heqë “non gratën” Berishës? Ish-zyrtari i lartë: Ja si hiqet masa

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, thekson ekskluzivisht për A2 CNN...

Ledion Lico heq dorë nga drejtimi i BBVA? Ja cila moderatore pritet të zërë vendin e tij

Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e...

‘WhatsApp’prezanton funksionin e ri për përdoruesit, ja çfarë sjell përditësimi i fundit

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre. Ky funksion, i quajtur “Message...

“Ky lojtar qëndron me mua!” Allegri jep ultimatumin te Milani

"Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan". Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli...

Lajme të tjera

Web TV