NASA ‘fluturon’ mbi Shqipëri, publikon foton e lumit Vjosa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sateliti i Agjencisë Kombëtare Aeronautike të SHBA (NASA) ka publikuar një fotografi me rezolucion të lartë të rrjedhës së lumit Vjosa përmes Shqipërisë e deri në grykëderdhje në detin Adriatik.

Me një gjatësi prej 272 kilometrash, Vjosa është larg të qenit lumi më i gjatë në Evropë. Megjithatë cilësohet si një prej lumenjve të vetëm me rrjedhje të lirë në kontinentin që ka më shumë se 1.2 milionë diga dhe barriera të tjera.

“Nga burimet e tij në malet e Pindit, lumi rrjedh përmes Greqisë veriperëndimore dhe më pas përmes Shqipërisë jugperëndimore. Më 9 shtator 2022, Imazhi Operacional i Tokës (OLI) në Landsat 8 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të lumit që vërshon nëpër disa gryka dhe kanalet e tij të gjerë të mbushur me rërë dhe zhavorr përpara se të derdhet në detin Adriatik”, shkruan Nasa Earth Obserbatory.

Megjithëse ka pasur plane për të ndërtuar hidrocentrale dhe projekte të tjera në Vjosë dhe degët e saj, autoritetet shqiptare në vitin 2022 nënshkruan një premtim për të kufizuar zhvillimin dhe përfundimisht për ta kthyer zonën në një park kombëtar.

Të fundit

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, anulohen qindra fluturime

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin të hënën në mbrëmje, shkaktuan përmbytje që bllokuan linjat e metrosë, bllokuan automjetet dhe...

Ultimatumi i Ramës, vijon vala e dorëheqjeve të zyrtarëve në Qarkun e Elbasanit

Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues...

Beqaj shtrohet në spital, mediat: Ndodhet në QSUT prej disa ditësh

Që prej të shtunës ish-ministri Ilir Beqja është shtruar urgjent në QSUT, Tiranë. Raportohet se ai është shtruar me temperaturë të lartë dhe infeksion të...

Lajme të tjera

Web TV