Noka i del në mbrojtje Palokës dhe Leskajt: Nuk kishin pirë. U sulmuan nga Rama se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Frontline” në News24 Flamur Noka foli për gjuhën e ashpër të kryeministrit Edi Rama të përdorur ditën e djeshme në Kuvend, ku edhe iu drejtua opozitës me fjalët: “Bedelë, të pafe, të paaftë, pa Atdhe”.

Gjithashtu Noka komentoi edhe akuzat e kryeministrit se Bujar Leskaj dhe Edi Paloka kanë shkuar të dehur në Kuvend, duke i hedhur poshtë.

Noka më tej shtoi se ndaj tij duhet të ishte masë, por kjo sipas tij nuk ndodh pasi parlamenti është kthyer në kukull të Ramës.

“Bëri gjithçka duke e ditur se i djeg miza në kësulë. Edi Rama nuk do të mund të vazhdonte pas fjalimit të parë, por unë nuk isha sepse ndodhesha në një takim pune,. Por atë fyerje nuk mund ta gëlltisja dhe asnjë demokrat nuk mund ta gëlltis. Rama e ka kthyer parlamentin në teatër kukullash. Ka një tufë kukullash dhe i përdor, luan me to. Kukullat nuk reaguan,. Sot kukullat e Edi Ramës nuk ngurruan për të përjashtuar dy deputetë të opozitës. Asnjëri nuk ka qenë i dehur, por ata nuk ishin dje. Gjatë ditës kur erdhën Rama nuk ishte. Ata sot kishin mundësi ti kërkonin llogari për fyerjet e sharjet. I kërkuan llogari Sulltanit të Surrelit dhe u shpallën armiq, ndërsa sulltani i Surrelit shan poshtëron dhe nuk marrin masa. Por parlamenti është teatër kukullash dhe Edi Rama ka skllevërit e tij. Edi Rama këtë gjuhë përdor ndaj opozitës kur është në siklet. E di që ishte i detyruar të fuste me urgjencë mega aferën. Se kush e urdhëron e thashë, është Lukashenko dhe ushtari i tij Vuçiçi.  Për Kodin Etik duhet të pyesni kukullat që i ka vënë Edi Rama. Ke kukulla, marioneta, mercenarë, nuk është një parlament që të përfaqësojë shqiptarët.”, tha Noka.

Të fundit

Mbështetësit e Veliajt protestouan para SPAK, AMP heton zv/drejtorin e Policisë

Mësohet se AMP ka nisur hetimin për shkelje të rëndë për zv/drejtorin e Policisë së Tiranës, njëherës shef i...

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ende nuk dihet arsyja pse deputeti është paraqitur në SPAK. lajm në perditesim..

25-vjeçarja plagos me thikë të dashurin në Tiranë

Një vajzë 25-vjeçare ka plagosur me thikë të dashurin e saj. Ngjarja raportohet nga policia e Tiranës, e cila thotë se ndaj të rese K.K.,...

ILD kërkon uljen me 40% të pagës për prokurorin Kledian Llaho

Mbi kërkesën për procedim disiplinor me masën “Ulje page në masën 40% për 1 vit” dhe “Largimi nga detyra e kryetarit”, për prokurorin K.Ll. Inspektori...

Lajme të tjera

Web TV