Gazetari i njohur britanik në mbështetje të protestës së shqiptarëve në Londër

Gazetari dhe ish-këshilltari i Toni Blair, Alastair Campbell ka postuar në twitter foto nga protesta e organizuar ditën e sotme nga shqiptarët në Britaninë e Madhe. Gazetari i njohur britanik ka dalë në mbështetje të protestës, teksa shkruan se është një mesazh për sekretaren Suella Braverman.

“ Ne jemi taksapagues dhe jo pushtues” … Shqiptarët që jetojnë në Britani duke bërë të qartë se çfarë mendojnë për sekretaren tonë të Brendshme të demokratëve në protestë në Parlament”, shkruan ai.

Postimi i tij është ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.