Protesta e Berishës/ Braçe: Në burg do fusje dhe I.M kur të rrasi në birucë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për protestën e opozitës, ku i ka cilësuar Ilir Metën dhe Sali Berishën si sharlatan.

“S.B: Vendimi është marrë, Edi Ramën do e fus në burg! Kështu i tha edhe I.M kur ai e rrasi në birucë, “do të fus në burg!  Jo që nuk e futi në burg, por e futi në Qeveri; vodhi me të, vrau 4 shqiptarë të mirë për të! Ndaj, boll mor sharlatan, boooll! S.B ka të drejtë; Në 32 vite nuk na u ndanë ai dhe gomonet! Herë i ndalon ai, herë i ikin ato”, shkruan ai.