Luçiano Boçi lë mandatin për Bashkinë e Elbasanit, ja kush e zëvendëson në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luçiano Boçi ka vendosur që të lërë mandatin e deputetit të Partisë Demokratrike, për të garuar për Bashkinë e Elbasanit. Deri më tani, ai është i vetmi që ka hyrë në procesin e Primareve, për një nga bashkitë më të mëdha në vend.

Kandidimi i tij ka hapur vendin e tij në Kuvend për një tjetër demokrat.

Vendi i tij do të mbushet nga Qani Xhafa, ish-kreu i Komunës Labinot Mal. Një reagim së fundmi ka ardhur së fundmi nga Xhafa, që tha se e vetmja gjë e rëndësishme për të ishte garimi dhe fitoja e Boçit në Elbasan.

“Patjetër që do të mbështesim zotin, Boçi, fuqimisht. Është kandidati i vetëm që mund të fitojë në Bashkinë e Elbasanit. Nuk kapëm qiellin me dorë ne. Çfarë rëndësie ka kjo? E rëndësishme është të kandidojë Luçiano dhe të fitojë në Elbasan,”-tha Xhafa.

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Deri më tani, interes më të lartë ka për Tiranën, pasi në garë janë 7 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV