Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, Balluku: Duhet vendkalim i ri kufitar!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke kërkuar së bashku nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar goditjes së madhe të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe inflacionit të luftës”.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri- Maqedoni e Veriut që po mbahet në Shkup, Rama theksoi se duhet të ndërtohet një plan i përbashkët që të krijojë mundësinë të shohim përtej kësaj faze të vështirë e të zymtë, por jo të pambarimtë.

“Nuk kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar të ardhmen përtej saj”, tha Rama.

Ndërkohë zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se marrëveshja për energjinë mes dy vendeve është një nga më të rëndësishmet.

“Energjia është një element i rëndësishëm për të forcuar zërin tonë në Bashkimin Europian. Vendet e Ballkanit po vuajnë krizën energjitike. Për ne ka qenë e vështirë se në BE nuk konsiderohej vendimi i vendeve të Ballkanit, dhe fakti që ne duhet të ndihmohemi si të gjithë të tjerët. Në fillim të 2023 do shikohet një paketë për të konkurruar në mënyrë rajonale. Nëse nuk bashkëpunojmë, nuk do ja dalim” tha Balluku.

“Sot flitet për sigurimin e sasive energjitike dhe jo për çmimin. Duke pasur parasysh ekspozimin ndaj çmimeve të larta. Ne sot firmosim bashkëpunimin energjitik. Është ndër më të rëndësishmet që do të firmosim se ka të bëjë me sigurinë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor.” shtoi Balluku.

Mes të tjerash, Belinda Balluku ka theksuar se duhet ngritur një grup pune për të parë se ku mund të hapet një pikë tjetër kalimi kufitar mes dy vendeve, në mënyrë që rruga drejt Portit të Durrësit të jetë me efikase.

Lexo edhe :  Mbrëmje poetike për Shenjte Terezën

“Kemi bërë një projekt, edhe për Kosovën. Ne do të kërkojmë nga kompania që pa shtuar fonde në tre muajt e ardhshëm të bëjnë studimin edhe për “portin e thatë” të Prishtinës dhe të Strugës. Për vendkalimin e ri jemi plotësisht dakord, që një vend kalim i ri do të zgjidhte një problem për kalimin nga porti i ri i Durrësit, me Maqedoninë e Veriut. Duhet të ngremë një grup të përbashkët për të parë të parë se ku mund të hapet pika e re kufitare.”tha Balluku.