SHBA shkatërron një anije me materiale shpërthyese nga Irani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.

“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi – përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.

“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.

“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.

Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase.

Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.

Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë./Rel

Të fundit

VIDEO/ I riu me ngjyrë rrihet nga policia amerikane për shkak se nuk kishte ndezur dritat

Rrahja e 22-vjeçarit me ngjyrë, Will McNeil Jr., nga oficerët e policisë në SHBA ka ndezur debatin. Sot janë...

Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

Nga Louise Perry Në qershor, ligjvënësit në vendin tim të lindjes, Britaninë, miratuan planet për të legalizuar vetëvrasjen e asistuar. Nëse projektligji bëhet ligj, Anglia...

Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Ka dështuar për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndërsa nga afati 30-ditor, i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kanë mbetur vetëm tri...

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes, duke ngritur dyshime...

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues brenda vitit 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi në një postim në Facebook se bashkitë do të përfitojnë nga ankandet ndërkombëtare...

Lajme të tjera

Web TV