Sulmi me raketa në Poloni, ish-presidenti rus: Perëndimi drejt një lufte botërore

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar për sulmin me raketa në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku humbën jetën dy persona. Fillimisht u raportua se sulmi me raketa u krye nga Rusia, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës, duke kundërshtuar sulmi.

Gjithashtu Medvedev thotë se akuzat e ngritura ndaj Rusisë për sulmet dëshmojë një luftë hibride kundër Rusisë.

“Akuzat e ngritura ndaj Rusisë për sulmet me raketa në Poloni dëshmojnë se “një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet një lufte botërore”, shkroi ish-presidenti rus në Twitter.