“Mundemi”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka filluar numërimi mbrapsht, prandaj edhe katër ditë na ndajnë nga nisja e kompeticionit më të lavdishëm: Kupa e Botës.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me një intervistë ekskluzive me Adrien Rabiot në faqen e saj të parë: “Unë besoj tek Scudetto”. Francezi ka qenë një nga forcat lëvizëse të  Juventusit  në këtë pjesë të parë të sezonit dhe nuk i ka humbur shpresat tek titulli kampion.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 16/11/2022

“ Zaniolo  mundësi e madhe” shkruan Corriere dello Sport, me Roberto Mancini që duket i gatshëm të besojë shumë te talenti i Romës. Hapësirë ​​e bollshme edhe për  Napolin: “Kvara + Osimhen 200 milionë!”.Prima Pagina Corriere dello Sport 16/11/2022

Tuttosport ia kushton faqen e parë deklaratave të Oscar Damianit, agjentit dhe ekspertit të merkatos franceze: “Juve, Thuram është gati”.Prima Pagina Tuttosport 16/11/2022

“Mundemi” është titulli i madrilenes AS, e cila vendos në faqen e pare një Luis Enrique të buzëqeshur. Trajneri i Spanjës ka bërë të ditur se do të bëjë video në ‘twitch’ gjatë Kupës së Botës për të pasur kontakt të drejtpërdrejtë me tifozët.Prima Pagina AS 16/11/2022

Mundo Deportivo hapet me një intervistë ekskluzive me  Pedrin: “Pse jo?”, me yllin e Barcelonës që beson në mundësinë që Spanja ka të fitojë Kupën e Botës në Katar.Prima Pagina Mundo Deportivo 16/11/2022

“Në garë për Kylian Mbappe” është titulli i britanikes Mirror Sport. Manchester United ka shprehur hapur interesimin për bomberin francez dhe kërkon që ta bëjë yllin e ri të skuadrës, pas largimit të CR7.Prima Pagina Mirror Sport 16/11/2022

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV