Kushi: Nga janari, këshillim i karrierës në të gjitha klasat e 9-ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ofrojë Shërbimin për Këshillimin e Karrierës që në klasën e 9-të në të gjitha shkollat e vendit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi në një postim në rrjete sociale.

Sipas saj, qëllimi është orientimi i nxënësve që të marrin vendimet e duhura kur zgjedhin mes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional, bazuar në përgatitjen e tyre, preferencat dhe kërkesat e tregut të punës.

Kushi theksoi se “ky shërbim do të mbështetet edhe në edukimin për karrierën, që tashmë është pjesë e kurrikulës së bazuar në kompetenca për të gjithë sistemin arsimor dhe që i ndihmon nxënësit për t’u orientuar drejt prirjeve dhe aftësive profesionale për menaxhimin e karrierës së tyre në të ardhmen”.

Gjithashtu, shkollave 9-vjeçare do t’u jepet mundësia që të vizitojnë dhe bëjnë takime me shkolla profesionale për të folur rreth programeve profesionale.

Gjithashtu, do të realizohet edhe trajnimi i mësuesve për të bërë të mundur një shërbim sa më cilësor nga një staf i kualifikuar.

Të fundit

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po...

Trump njofton një tarifë shtesë prej 50% për bakrin e importuar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi mbrëmjen e së mërkurës synimin për të vendosur një tarifë shtesë prej 50% mbi importet e bakrit, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV