Paralajmërimi i ambasadores amerikane: “Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri”

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, shfrytëzoi mbledhjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të dhënë mesazhet si për çështjen e drejtësisë ashtu edhe të ekonomisë në vend.

Ajo vlerësoi rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, veçanrisht në OKB. “Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri. Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra. Do të ketë më shumë investime kur rregullat për biznese amerikan janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër”-tha ajo. Edhe pse është lënë enigmë pjesa se “diçka është duke ndodhur”, mendohet se në vendin tonë të ketë project investimi serioz nga kompani të fuqishme amerikane.

Megjithatë, suksesi apo dështimi duket se varen nga funksionimi I shtetit ligjor dhe konkretisht sistemi I drejtësisë. “Duam të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet. Tregtia jonë dypalëshe po rritet. Ju i dini edhe për projektet si Skafica, hidrocentralin aty… Që prej 24 shkurtit kur Rusia pushtoi Ukrainën e pamë edhe ndikimin që po sjellin në ekonomi dhe sektorin e energjisë. Ajo që po ndodh në Shqipëri mund të sjellë një kontribut domethënës si anëtar i NATO-s që Europa të çlirohet nga Rusia.

Reformat po funksionojnë…Po tregohet se Shqipëria është e hapur ndaj biznesit. Shqipëria është një zë udhëheqës nga Këshilli i OKB. Investimet e SHBA në Shqipëri janë shumë më lart”, tha ajo. Sipas ambasadores, Yuri Kim, biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë të qartë. SHBA i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë. SHBA po punon me qeverinë shqiptare që shitës të besuar. Investimet e SHBA-së në Shqipëri janë më lartë se asnjëherë më parë. Ne synojmë më lartë”-tha ajo. Më tej shtoi se “ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende këtu. Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte.

Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim. Kujtojmë që ambasadorja Kim ka qenë në qendër të vëmendjes që nga nisja e mandatit të saj si ambasadore dhe deri më tani që është drejt përfundimit. Epiqendra e diskutimeve të saj ka qenë reforma në drejtësi dhe shtysa e vazhdueshme për institucionet e reja që të hetojnë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta dhe nga të gjithë kahët e politikës. Njëkohësisht ka pasur edhe përplasje të forta me ish-kryeministrin Berisha dh eish-presidentin Meta.

Deklarata e saj e fortë lidhet me “sugjerimin” se “demokratët të mos hanë barë dhe të pranojnë për drejtues një person të shpallur non grata nga SHBA”-duke iu referuar pikërisht Sali Berishës.  Sfida më e madhe mbetet pikërisht reforma në drejtësi, e cila edhe pse po mbush tr evite që nga krijimi i institucioneve të reja sërish ka shumë probleme. Krimi dhe korrupsioni në nivele të larta ende nuk po preket, ndërsa çështje të ndryshme po zvarriten, pa dërguar para përgjegjësisë personat e implikuarm kryesisht në afera korruptive. Gjithashtu po sipas disa sondazheve të kryera besimi i publikut tek inestitucionet e drejtësisë së re ka rënë ndjeshëm, kundrejt një shprese shumë të madhe që kishte në momentin që sapo nisi reforma në drejtësi.

Lexo edhe :  E mërkura sjellë surpriza! Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh

Presidenti i Dhomës Amerikane: “Progresi në disa raste, i papërfillshëm dhe nën pritshmëritë tona”

Çështje që përbëjnë klimën e biznesit siç është konsultimi publik, incentivat për investimet e huaja, masat antikorruspion dhe standardet në prokurimet publike – mbeten ende sfida për t’u adresuar tha dje Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço. Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të AmCham, Jaço tha se disa nisma ligjore të cilat dëmtojnë interesat e biznesit janë tërhequr por ende një punë e madhe, në nivel teknik duhet zhvilluar që klima e biznesit të kalojë në sjelljen e standardeve evropiane për bizneset. “Me kënaqësi mund të them se ka pasur raste ku politika/legjislacione të propozuara por të vlerësuara nga ne si të dëmshme për interesat e komunitetit të biznesit janë terhequr, pezulluar apo modifikuar. Por unë gjithashtu dua të jem transparent me ju, se ngelet shumë dhe hapa gjigande në lidhje me: -Zbatimin e ligjit të Konsultimit Publik si “Përcaktimin e Incentivave të Qarta për Investimet e Huaja; Instalimin e paketave anti-korrupsion, për zyrtaret e mesëm dhe të lartë; dhe përafrim me kapitullin e OSBE dhe rritjen e transparencës dhe standarteve për Prokurimet Publike, në përputhje me standardet Open Data”tha kreu I Dhomës Amerikane të Tregtisë. Sipas tij, në disa nga këto aspekte, kanë gjetur mirëkuptimin e drejtuesve përkatës në administratën publike, por në disa të tjera, progresi ka qenë i papërfillshëm dhe nën pritshmëritë e tyre. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e procesit të anëtarësimit europian si një proces që kërkon gjithëpërfshirje, Jaço vuri theksin tek rëndësia e realizimit të reformave të kërkuara nga Brukseli. “Shqipëria ka hyrë në një moment delikat, por me një potencial kthese të jashtëzakonshëm – që është çelja e mundësisë për negociata me Bashkimin Europian. Përafrimi me tregun e madh të BE, është një oportunitet i rrallë për komunitetin e biznesit. Por çelësi i këtij afrimi, është progresi me negociatat, që varet drejtpërdrejt nga realizimi i reformës së kërkuar nga BE”, tha Jaço. Ai theksoi se institucionet primare përgjegjëse janë administrata publike, por reforma është e pamundur të realizohet pa përfshirjen e sektorit privat dhe shoqërisë civile. “Momenti i jashtëzakonshëm i hapjes së negociatave me BE, dikton për një përqasje dhe mentalitet të ri partneriti mes adminstratës publike dhe sektorit privat. Benefiti është shumë i qarte: Hyrja sa më shpejtë me BE. Nga ana jonë – jemi të gatshëm për një frymë të re bashkëpunimi por me standarde të qarta teknike transparence të plotë. Suksesi i bashkëpunimit për të realizuar reformën është drejtpërdrejtë i lidhur me oportunitetet gjigande që ofron për Shqipërinë afrimi ekonomik me Bashkimin Europian” u shpreh Presidenti i AmCham.