Deputeti britanik mbron shqiptarët: S’kemi pse i marrim shembuj si kriminelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe është kthyer edhe në temë diskutimi në parlamentin britanik. Jo të gjithë politikanët e partisë konservatore ndajnë të njëjtin qëndrim si sekretarja e punëve të Brendshme, Suella Braverman, e cila i konsideron si ‘pushtim’.

Deputeti konservator Daniel Kawczynski në një komision parlamentar,  u tregoi kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në kryeqytetin anglez.

Deputeti konservator dënoi gjuhën e përdorur në media dhe komentet për këtë protestë.

Demonstrata që unë pash është shumë ndryshe nga zhvillimet të cilat u pasqyruan në artikullin e Mail on Sunday, ku këta protestues portretizoheshin si njerëz të cilët krijuan dhunë. Kjo nuk është ajo që unë pash. Njerëz si zoti Nigel Farage përpiqen të lartësojnë këtë histeri anti-shqiptare në faqet e Mail on Sunday. Ata  duhet të jetë shumë shumë të kujdesshëm në këtë që po bëjnë.- tha ai.

Daniel Kawczynski pati edhe këtë mesazh për ministren e partisë së tij, Suela Braverman.

“Ne të gjithë duam dhënien fund të modelit kriminal të grupeve kriminale por në asnjë mënyrë s’kemi si shembull marrim shqiptarët.  Sekretarja e punëve të brendshme duhet të fokusohet në detyrat e saja. Duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën që ajo përdor.”- tha ai.

Ky reagim vjen në një kohë kur debati për emigrantët shqiptarë në Britani është ndër çështjet më të nxehta. Më 12 nëntor, në rrugët e Londrës u mblodhën mijëra shqiptarë që bërtisnin ‘S’jemi kriminelë’ dhe kërkonin dorëheqjen e ministres britanike Suella Braverman për shkak të deklaratave të saj. Ata kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tjetër protestë më 28 Nëntor, për ditën e Flamurit.

 

Të fundit

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Lajme të tjera

Web TV