Opozitën e Erion Braçes ka pasur nga ata që e kanë interpretuar si “tradhti” e “i shitur” te Sali Berisha, kundërshtari i tij i përhershëm politik. E i gjendur përballë kësaj akuze, Braçe nuk ka heshtur, por ka ngritur zërin duke thënë se kjo është një e pavërtetë e madhe, po aq sa akuza tjetër se ka tradhtuar qytetarët e Divjakës.
Braçe ka zgjedhur që të postojë një foto të fillimeve të tij në politik dhe përfshirjes në Partinë Socialiste, ku thekson se ai nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë modeli i politikanit që shitet.
“Rrënjët! Poliçan| qershor 1997, 25 vite më parë, në zemër të zonës së parë elektorale! Djali në krahët e Fatos Nanos është Arbri, Arber Daja-djali i një super socialisti nga Poliçani; Djali në krahun tim është po Arbri, rritur e bërë një djalë edhe më i mirë! 10 ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira, mbushur me mllef, urrejtje, poshtërsi, ligësi, tradhti, shpifje, gënjeshtra, llum, gjak. Por të mjaftueshme për të ndalur një moment, pare se ku je, ku jam në fakt, mes kaosit krijuar nga gjithë sa më sipër, informuar, kuptuar, menduar, analizuar;
Arbri erdhi si një shenjë të mërkurën, shenje për të gjithën, kaluar deri tani, edhe për të ardhmen; Një gjë dua ta them sot: Sa mirë kush ka rrënjë, Sa mirë që kam rrënjë! E dini c’kanë thënë gjatë kësaj jave? Erion Brace kundër popullit të Divjakes-njëherë, Erion Brace me Berishën-në vijim; dy anët, ekstremet e shëmtuara të një të pavërtete!
E bënë edhe ne Mars, pak kilometra me tutje, në Lushnje, në zgjedhjet e pjesshme vendore: na ka shit Erion Brace; u zhytën në llum të premte e te shtunën para zgjedhjeve, lanë nam të dielen dhe erdhën më përqafuan të hënën- kur pjesëmarrja në zonën time të punës ishe 40%-10 pikë përqindje mbi mesataren e Lushnjes, votat për PS arritën në 67%-9 pikë përqindje mbi mesataren e Lushnjes dhe mbi te gjitha të pastra, të pastra!
Një politikan që shet e blen, tradhton nga dera e shtëpisë në derë të partisë-një derë më e madhe se një shtëpi kjo, nuk jam unë, nuk është modeli im; modeli i një njeriu pa nder e dinjitet, respekt, pa rrënjë, nuk jam unë, nuk mund të jetë modeli im! Ky model ka përmbytur politikën duke e zhbërë nga një sherbim publik, larg njerëzve e pa asnjë lidhje me ta! Kur nisi, në Polican, tek rrënjët, nuk nisi kështu, të paktën për mua! Nuk do të jetë kështu, gjithnjë për mua. Faleminderit Arbër”, shkruan Braçe.
Kujtojmë që Braçe është një nga zërat më opozitar brenda vet qeverisë, i cili herë pas here ka ngritur zërin kundër atyre vendimeve që ai i ka konsideruar të gabuara, e më së shumti në mbështetje të fermerëve.