E bujshme/ Cristiano Ronaldo i vetëofrohet Real Madridit për të zëvendësuar Benzemanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, i është ofruar Real Madridit për të zëvendësuar të lënduarin Karim Benzema.

Nuk ka dyshim se CR7 do të largohet nga Old Traffordi nëse jo në janar, atëherë në qershor kur edhe i përfundon kontrata. Megjithatë, pas gjithë situatës së krijuar të dyja palët e duan largimin e tij që në afatin kalimtar dimëror, porse është vështirë të gjendet një klub që e paguan rrogën e tij të madhe.

Në Angli tashmë po flasin për vështirësinë që do të ketë në largimin e tij, pasi United kërkon ta përjashtojë pa e paguar për një shkelje shumë të rëndë, derisa agjenti i tij, Jorge Mendes, përpiqet të arrijë një marrëveshje miqësore duke pasur parasysh miqësinë e tij të mirë me klubin.

Chelsea, Napoli dhe Sportingu i Lisbonës, duke mos e përjashtuar edhe Paris Saint-Germainin e Atletico Madridin, kanë qenë klubet e përfolura si destinacione të mundshme.

Kthimi në Madrid ka qenë gjithmonë dëshira e Cristianos, ndërsa lëndimi i Benzemas hap një skenar të ri, edhe pse Carlo Ancelotti nuk e ksihte menduar si opsion portugezin.

Presidneti i Realit, Florentino Perez, është në kërkim të një sulmuesi dhe ka marrëdhënie të mira me Ronaldon pavarësisht largimit të tij të trazuar drejt Juventusit.

Në bazë të njoftimit, marrëveshja do të ishte gjashtëmujore dhe 37-vjeçari do të kishte një rol dytësor – si rezervë e Benzemas derisa francezi t’i tejkalojë problemet fizike – gjë që do të jetë vështirë të gjendet formula kur kihet parasysh karakteri i CR7.

Të fundit

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s

Një incident u regjistrua këtë të enjte jashtë selisë qendrore të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Langley, ku rojet...

Shakira rrëzohet në skenë (Video)

Superylli kolumbian Shakira vijon me turneun e saj të shumëpritur botëror Las Mujeres Ya No Lloran, i cili filloi në shkurt të këtij viti....

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se është përdorur “treni bullgar” në...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Me një video të veçantë dhe...

Lajme të tjera

Web TV