VIDEO/ Ekuadori fiton sfidën hapëse të Kupës së Botës ndaj Katarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekuadori e ka nisur me fitore fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, duke mposhtur 2-0 Katarin pritës.

Në minutën e tretë të takimit, mysafirët tundën rrjetën e vendasve, por goli i Enner Valencias u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, në minutën e 16-të, kapiteni Valencia ia doli më në fund ta kalonte ekipin e tij në epërsi, duke realizuar nga penalltia.

Sulmuesi (31’) vazhdoi me paraqitje brilante, pasi ia doli të shënonte edhe të dytin personal, ndërsa Preciado ishte asistuesi.

Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta ishte me një ritëm më të ulët.

Ekuadorianët dominuan edhe në 45 minutat e dytë të takimit, por nuk ia dolën të shënonin më gola, derisa Katari nuk ia doli të regjistronte një goditje në kuadratin e portës kundërshtare.

Rastin më të mirë në këta minuta e pati Romario Ibarra në minutën e 55-të, por që goditja e tij u prit nga portieri Saad Al Sheeb.

Me këtë fitore, Ekuadori është lider i Grupit A me tri pikë, ndërsa Holanda e Senegali që do të luajnë me njëra-tjetrën, takohen nesër.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV