Rama hedh firmën, konfiskon 15 ndërtime pa leje: Askush s’i shpëton drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi u ndal te ligji për konfiskimet e objekteve pa leje. Rama shprehet se konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia, ndërsa shtoi se sot ka firmosur 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku sipas tij për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar pa leje.

Kreu i ekzekutivit tha se qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd, ndërsa sulmoi sistemin e drejtësisë duke thënë se “letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve”.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë të lejeve ose në disa raste është ndërtuar komplet pa leje fare. Ndërtimet e konfiskuara do të përdoren për interes publik. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash për administratën, për strehim social ose shërbime sociale.

Ky operacion ligjzbatimi, i cili ka vazhduar përtej Tiranës, në një fushë ku e dini shumë mirë, të gjithë ka pasur shumë probleme në 30 vjet, dhe ku kemi ardhur duke ngushtuar rrethin e shkeljeve, përbën edhe kapakun e kësaj historie, pasi s’besoj se do gjenden më të atillë të marrë që t’i hyjnë një aventure me fund të paralajmëruar.

Kur e nisëm çfarë nuk dëgjuam dhe me çfarë nuk u helmua opinioni publik! “Është thjesht show për të larguar vëmendjen”! Ja që nuk ishte e vërtetë. “Është pazar me oligarkët për t’ua kthyer mbrapsht të legalizuara metrat e katet pa leje”! Ja që as kjo s’ishte e vërtetë.

“Është amnisti për t’i shpëtuar nga ndëshkimi ligjor”! Gënjeshtër e madhe edhe kjo, sepse qeveria nuk e ka fuqinë ligjore të amnistojë askënd dhe edhe po të dojë madje dhe konfiskimet nuk i japin askujt imunitet nga drejtësia. E vërteta është që për të gjitha këto, letrat kanë kohë që flenë nëpër prokuroritë e rretheve.

Fatkeqësisht jetojmë në një kohë ultësie morale e tretjeje të normave etike, ku pasqyrat e informimit janë shëmbëlltyrat më ulëritëse të dezinformimit dhe ku gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, mbushin pa pushim kanalet e komunikimit. Gjithsesi, unë do të vazhdoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them, deri në fund”, tha Rama.

Të fundit

Francë, sulm terrorist, një viktimë dhe pesë policë të plagosur

Sulm më thikë në Francë. Ngjarja ka ndodhur në një treg në Mulhouse në Francë. Mediat e huaja raportojnë...

“Populli im nuk ka frikë. Aleatët tanë janë më të frikësuar se ne”

Donald Trump është i interesuar vetëm të jetë në qendër të vëmendjes, por përdor fjalë pa kuptim. Për Ukrainën ai shpërndan shifra që nuk...

Hansi Flick kundërshton traditën e Barcelonës, drejtuesit e klubit nuk pajtohen me të

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të hershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja.  Tekniku gjerman mori ‘frenat’...

Pse nuk duhet të alarmohemi nga zbulimi i Coronavirus-it të ri?

Batwoman është kthyer për të paralajmëruar botën, por është ende herët për t’u alarmuar. Shi Zhengli, virologia kineze e cila u bë e famshme me pseudonimin...

Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Një studim i ri ka zbuluar se malet mund të fshehin rezerva të mëdha të hidrogjenit të bardhë, duke rritur shpresat për një burim...

Lajme të tjera

Web TV