Van Dijk vendos të mbajë shiritin e kapitenit “One Love”, por nuk i pëlqen ndëshkimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdon të ketë polemika të mëdha për shiritin me ngjyrat e ylberit në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Përfaqësueset evropiane janë të vendosur për ta mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit dhe me mesazhin ‘One Love’ në krahët e kapitenëve të tyre.

Megjithatë një gjë e tillë është e ndaluar nga FIFA dhe organizatori i kompeticionit, Katari.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror ka vendosur që lojtarët që mbajnë shiritin e kapitenit ‘One Love’ para fillimit të ndeshjes të ndëshkohen me karton të verdhë.

Kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk është i vendosur për ta mbajtur shiritin, por thotë se nuk i pëlqen që të ndëshkohet që në fillim me të verdhë.

“Ndaj Senegalit do të mbaj shiritin ‘One Love’. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë”.

Nëse marr një karton të verdhë për veshjen e tij, duhet ta diskutojmë sepse nuk më pëlqen të luaj ndërsa jam i kushtëzuar”, deklaroi kapiteni i Holandës.

Të fundit

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

Lajme të tjera

Web TV