Berisha për 6 dhjetorin: Rast i jashtëzakonshëm! 1 mijë gazetarë do jenë në Tiranë

Ish kryeministri, Sali Berisha tha se asgjë nuk do mund të ndalonte protestën 6 dhjetorit, ndërsa tha se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm duke qenë se në Tiranë do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë gazetarë.

“Asgjë në botë nuk mund të pengojë protestën tonë. Në Tiranë mblidhen burrat e shtetit demokrat, nuk mblidhen diktatorë. Ndaj askush të mos mendojë se mund të na shkaktojë pengesën më të vogël. Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar atë protestë që do jetë triumf. 1 mijë gazetarë do jenë në Tiranë atë ditë, është një rast i jashtëzakonshëm”-tha Berisha.