Video-Panik në Turqi, pas tërmetit të fuqishëm, regjistrohen 106 pasgoditje të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet turke janë vendosur në gjendje gatishmërie, pas tërmetit të fuqishëm 5.9 Rihter që goditi vendin gjatë orëve të para të mëngjesit, duke lënduar rreth 50 qytetarë.

Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Turqisë, pas tërmetit kryesor që ndodhi në orën 4:08 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 106 pasgoditje, ku më e madhja ka qenë 4.3 Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzçe, rreth 210 kilometra në lindje të Stambollit.

Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Ankara.

Banorët e panikosur kanë dalë në rrugë mes frikës së shembje së banesave.

Fotot nga Duzçe gjatë natës tregojnë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur.

Zona e goditur nga tërmeti u vizitua nga Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu.

Ai tha se “janë regjistruar dëme në shtëpi, por nuk ka ende informacion për dëme serioze”. Ministri u kërkoi banorëve të zonës që të mos kthehen ende në banesat e tyre.

 

Të fundit

“Lufta” për mandatin/ Shabani nxjerr dokumentet në “tavolinë”: Ja çfarë kemi nënshkruar

Vijon tensioni mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar në zgjedhjet e 11 majit....

Publikoi foto nga pushimet, rrjeti “kryqëzon” këngëtaren shqiptare

Në kohërat e sotme, kur çdo gjë postohet në rrjetet sociale, edhe një palë pushime mund të kthehen në një debat nacionalist. Kështu ka ndodhur...

Dorëhiqet drejtoresha e QSUT, kush është ish-deputeti që e zëvendëson

Ndërrohet sërish drejtuesi i QSUT. Donjeta Bali është dorëhequr nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’, detyrë të cilën e mori vetëm pak kohë...

Takimet “speciale” në burgje me eskorta/ Zv.drejtori: Nuk është incident me pasoja!

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Femi Isufaj, ka foluar në emisionin "Real Story" pas lajmit se modelja nga Kosova, Ziza Pajaziti, ka takuar në...

“Të vërtetat që thuhen nga kabina telefonike e 313-tës”/ Blushi ankohet sërish për Metën

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së LIRISË Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje në lidhje me situatën e kreut të...

Lajme të tjera

Web TV