FOTO/ “Ulur mbi tualetin e artë”, del në ankand skulptura e pazakontë e Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup aktivistësh çekë kanë bërë me dije se do të nxjerrin në ankand një skulpturë nudo të presidentit rus Vladimir Putin të ulur në një tualet të artë, ndërkohë që kanë njoftuar se të ardhurat që do të fitohen nga shitja do të përdoren për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën.

Skulptura e quajtur “Vrasësit e zhveshur”, e cila shfaq gjithashtu dhe liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putinit, por ka ndryshuar pamjen disa herë që nga zbulimi i saj në 2021, duke iu përshtatur ngjarjeve aktuale.

FOTO/ 'Vrasësit e zhveshur', del në ankand skulptura nudo e

Skulptura nudo e Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenkos

Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund është frymëzuar nga studimi i kritikut të Kremlinit Aleksey Navalny, i cili tha se në pallatin ku jeton Putini, vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15,000 euro. Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi.

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV