KATAR 2022/ Mbyllën gojën në shenjë proteste, FIFA merr vendimin për kombëtaren gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania humbi dje 2-1 me Japoninë në Kupën e Botës. Përpara ndeshjes në Katar, kombëtarja gjermane pozoi me gojën e mbyllur si shenjë proteste për mungesën e të drejtave të njeriut në vendin organizator.

Vendimi i FIFA që kapitenët mos mbajnë shiritin me ngjyra të komunitetit LGBT, ka sjellë këtë vendim. FIFA ka vendosur që mos penalizojë kombëtaren gjermane për protestën.

“Nuk kishte të bënte me marrjen e një pozicioni politik. Të drejtat e njeriut nuk janë të negociueshme. Ky duhet të jetë rregull, por ende nuk është. Kjo është pikërisht arsyeja pse mesazhi i përcjellë është kaq i rëndësishëm për ne.

Të ndalosh shiritin tonë është si të na ndalosh të flasim. Ne i qëndrojmë ende qëndrimit tonë. Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit për të promovuar vlerat ekzistuese në Gjermani: diversitetin dhe respektin reciprok. Ne donim të thoshim  zërin tonë, së bashku me kombet e tjera”, shkruan federata gjermane.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV