Emocionuese/ Cristiano Ronaldo shfaqet i përlotur gjatë himnit kombëtar të Portugalisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo dukej në lot teksa këndonte himnin kombëtar portugez përpara ndeshjes së Kupës së Botës kundër Ganës.

Sulmuesi 37-vjeçar ka qenë objekt i thashethemeve dhe kritikave në javët e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve të tij me Manchester United. Klubi njoftoi të martën se ata kishin vendosur ta lironin sulmuesin nga kontrata e tij shtatë muaj më herët, pas një interviste me Piers Morgan në të cilën ai tha se ndihej i “tradhtuar” nga klubi.

Ronaldo tani është një lojtar i lirë dhe gjithashtu i fokusuar në fushatën e Kupës së Botës të Portugalisë.

Pasi u duk në tunel së bashku me 10 shokët e tij të skuadrës, skuadra e Portugalisë u rreshtua për të kënduar himnin kombëtar. Ndërsa kamera filmonte, shumica e lojtarëve dukeshin të përqendruar, por emocionet e Ronaldos ishin të qarta, me lot në sy dhe buzën e poshtme që dridhej pak.

Sulmuesi po luan në Botërorin e tij të pestë dhe do të synojë të sjellë trofeun në shtëpi në atë që me siguri do të jetë turneu i tij i fundit për Portugalinë. Skuadra e Fernando Santos është në Grupin H, së bashku me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Të fundit

Manchester City triumfon pastër ndaj Tottenhamit, titulli vendoset në javën e fundjt

Masnchester City, me një dorë në titullin kampion të radhës në Premier League. Citizens mposhtën 0-2 Tottenhamin në transfertë,...

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin semaglutide kishin një rrezik 20%...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

Lajme të tjera

Web TV