A do ketë arrestime të politikanëve për inceneratorët? Flet kreu i SPAK, Arben Kraja

Kreu i SPAK Arben Kraja në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, tha se përpara përgjegjësisë penale do të vihen të gjithë ato që janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Këtë e tha, kur u pyet  nëse do të ketë arrestime të figurave të rëndësishme të politikës shqiptare.

“Nuk e di kë quani ju të rëndësishme, por çështjet vazhdojnë dhe kushdo që të ketë përgjegjësi penale të provuar në këto procedime patjetër që do vihet para përgjegjësisë penale”- theksoi Kraja.