Protesta e tifozes së Iranit me fanellën e Mahsa Aminit, ndërhyn sigurimi

Protesta e grave iraniane vjen edhe në Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar. Në tribunat e stadiumit Ahmad Bin Ali ku luajti Iran-Uells u përjetësua një tifoze me lot të zi të pikturuar në fytyrën e saj, e cila tregonte një fanellë të Iranit me emrin “Mahsa Amini 22”.

Fanella në fakt është për të kujtuar vajzën e arrestuar sepse ajo nuk mbajti ferexhen dhe ndërroi jetë tre ditë më vonë në spital për shkak të rrahjeve të policisë.

Fotoja bëri shpejt xhiron e internetit, ndërsa fanella është hequr pas ndërhyrjes së sigurisë.