Rama entuziast: Porti Turistik, motor i jashtëzakonshëm ekonomik për mbarë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin pro për miratimin Projektit të Portit të Durrësit.

Teksa e shoqëron me një pjesë të fjalës së tij në Kuvend, Rama publikon pamje bardh e zi nga porti i Durrësit dhe tregohen sipërfaqet e ndryshkut dhe kalbjen e mjeteve të vdekura lundruese.

Ai e quan portin aktual ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’, kreu i qeverisë tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit nga investimi i huaj.

“Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.