Çfarë ndodhi? Marin Mema njofton ndërprerjen e transmetimit të emisionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ Marin Mema, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se për shkak të Kampionatit Botëror, emisioni i tij “Gjurmë Shqiptare” do të ndërpresë transmetimin deri në datën 24 dhjetor.

Ai shkruan se, pavarësisht se nuk do të transmetohet, një gjë është e sigurt; “do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël”.

Postimi i gazetarit:

Miq të dashur për shkak të Kampionatit Botëror të futbollit do të bëjmë një ndalesë fare të vogël me “Gjurmë Shqiptare”. Për të pasur të gjithë hapësirën e përhershme kemi bërë këtë zgjedhje si forma më e mirë për të ruajtur cilësinë e nevojshme.

Do të rikthehemi menjëherë në dt 24 dhjetor me fuqi të reja, tema të forta, kërkime e të vërteta kudo në trojet shqiptare. Sigurisht kjo do të jetë periudhe pune intensive!

Do të vazhdojmë plotësimin e temave të nisura dhe nisjen e të rejave. Një gjë është e sigurt do të kemi dokumentarë të fortë pas kësaj ndalese të vogël.

Misioni vazhdon. Në ndërkohë nuk ndalemi me “Shqipëria Tjetër” çdo të hënë në 20:05.

JU DUA SHUMË dhe Ju falenderoj për mbështetjen.

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV