Marrëveshja për portin e Durrësit, Berisha paralajmëron mosbindje civile, ja skenarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, ka paralajmëruar se do të zhvillohet një protestë përpara Portit të Durrësit.

Në kominikimin e tij me qytetarët në Facebook, kryedemokrati shprehet se porti është dhe ka qenë krenaria dhe simboli i qytetit të Durrësit, dhe se opozita nuk do ta lejojë kurrë që kjo të kthehet në një pronë private të kryeministrit Edi Rama.

Më tej Berisha cilësoi tre veprimet që opozita do të ndërmarrë kundër mega-aferës së Portit të Durrësit.

“Problemi me Portin e Durrësit, për të cilin u votua që të vidhet mesnatën e të enjtes që kaloi, është një problem madhor.
Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen.
Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor.
Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format.
Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere. Asgjë nuk dihet t’i joshë ata për të investuar, për t’u mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh.”- u shpreh ai.

Të fundit

Bashkëpunëtorja e Jeffrey Epstein takohet me Departamentin e Drejtësisë.

Ghislaine Maxwell, ish-socialitja britanike dhe bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, do të takohet sot me zyrtarë të Departamentit...

Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

Avokati Spartak Ngjela kryedemokratin Sali Berisha e cilëson si “xhol” që mund të hyjë kudo dhe në çdo çështje. Një deklaratë e tillë u bë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 34 vatra në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Tetë nga këto vatra janë ende aktive, teksa...

Berisha skenar të ri për humbjen/ Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e lejeve të ndërtimit si...

Ura e Milotit mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin

Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes...

Lajme të tjera

Web TV