“Jetë të gjatë mbretërve”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Fitorja e Argjentinës ndaj Meksikës dhe paraqitja fenomenale e Leo Messit, janë në fokus të mediave sportive për ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë:

“Jetë të gjatë mbretërve” është titulli i të përditshmes La Gazzetta dello Sport, duke lënë hapësirë ​​të bollshme për paraqitjet kryesore të superyjeve të Francës dhe Argjentinës, përkatësisht fitimtare ndaj Danimarkës dhe Meksikës.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 27/11/2022

Hapësirë ​​për Kupën e Botës edhe në Corriere dello Sport me titullin: “Maraleo”, e cila bën shkrirjen mes Messit dhe Maradonës tek kombëtarja Albiceste.Prima Pagina Corriere dello Sport 27/11/2022

Në vend të Kupës së Botës, Tuttosport fokusohet në tregun e transferimeve të Juventusit: “Juve Zaniolo nuk ka mbaruar”.Prima Pagina Tuttosport 27/11/2022

“Forca Spanja” shkruan prestigjiozja Marca, e cila fokusohet në ndeshjen e sotme të ‘Roja’ kundër Gjermanisë, ndeshje e cila me fitoren mund të vulosë kualifikimin.Prima Pagina Marca 27/11/2022

L’Equipe feston suksesin e Francës dje ndaj Danimarkës: “Kualifikuesi Mbappè”. Ylli francez shënoi dopietë ndaj Danimarkës dhe vulosi kualifikimin e ‘Gjelave’ për në raundin tjetër.Prima Pagina L'Equipe 27/11/2022