VIDEO/ Sporti i gabuar, “kërcasin” grushte e shkelma në sfidën Zenit-Spartak Moska

Degradon në një sherr të dhunshëm me grushte e shqelma, ndeshja mes Zenitit dhe Spartakut të Moskës, e vlefshme për Kupën e Rusisë.

Ndonëse luhet Botërori i Katarit, përjashtimi i Rusisë ka bërë që në vend të mos ndalen aktivitetet futbollistike, por këtë herë lojtarët kanë ngatërruar sport.

Një sherr masiv ka nisur në fundin e ndeshjes, teksa lojtarët janë goditur me shqelma e grushta me njëri-tjetrin, ndërsa pas vendosjes së rregullit, arbitri u tregoi kartonin e kuq 6 futbollistëve, të gjithë që ishin në stol.