Ekuador-Senegal luajnë vetëm për kualfikim, formacionet zyrtare

Ekuadori dhe Senegali takohen në rrethin e tretë të Grupit A në Kampionatin Botëror.

Ndeshja luhet në 16:00, në stadiumin “Khalifa International Stadium”.

Ekuadori është në barazim me pikë me Holandën në kreun e tabelës me katër pikë dhe një barazim do u mundësonte kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër Senegali duhet të fitojë me patjetër, pasi ka tri pikë dhe barazimi nuk i siguron asgjë.

Formacionet zyrtare:

Ekuador: Galindez, Preciado, Torres, Hincapie, Estupinan, Gruezo, Franco, Caicedo, Plata, Estrada, Valencia.

Senegal: E. Mendy, Koulibaly, Diallo, Jakobs, Sabaly, P. Gueye, G. Gueye, Ciss, Sarr, Ndiaye, Dia.