Përfundon grupi B/ Anglia dhe SHBA kalojnë në raundin me eliminim direkt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja ishte alternativa e vetme për SHBA në “finalen” ndaj Iranit, dhe djemtë e Gregg Berhalter ia dolën të triumfojnë 0-1. Sfida e luajtur në “Al Thumama” u vendos nga goli i Christian Pulisic në minutën e 38’.

Lojtari i Chelsea shfrytëzoi një asist të milanistit Sergino Dest dhe shënoi golin e kualifikimit për skuadrën e tij, që në raundin e 1/8-ve do të sfidojë Holandën e Louis Van Gaal.

Pulisic u dëmtua në momentin e golit dhe u detyrua të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë. SHBA dominoi 45 minutat e para dhe në minutat shtesë realizoi edhe me anë të Timothy Weah. Sulmuesi i Lille shënoi një gol të bukur, por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt milimetrik.

SHBA u mbrojtën dhe menaxhuan mirë fraksionin e dytë të takimit, pavarësisht insistimit të lojtarëve të Iranit, por goli i barazimit nuk erdhi dhe në fund pati festë amerikane dhe lot iranianë.

Në sfidën tjetër, Anglia u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Uellsin në derbin britanik të Katar 2022 dhe siguroi kalimin për në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ku do të përballet me kampionin në fuqi të Afrikës, Senegalin.

Marcus Rashford ishte padyshim heroi i “tre luanëve” mbrëmjen e sotme, pasi shënoi golin e parë dhe të tretë, ndërsa emrin të lista e golashënuesve e shkroi edhe talenti i Manchester City-t, Phil Foden.

Anglia dominoi gjatë gjithë 90-minutëshit, por sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 50’ me një goditje dënimi spektakolare të Rashford, ndërsa dy minuta më vonë Foden dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë, para se sulmuesi i Man. United të shënonte edhe të dytin personal në të 68-ën.

Lexo edhe :  Kategoria Superiore/ Formacionet zyrtare të sfidës Bylis-Tirana

Anglia mbyll kështu fazën në grupe si kryesuese me 7 pikë të grumbulluara në tre ndeshje, 9 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar, ndërsa në turin tjetër do të gjejë përballë Senegalin, që u rendit i dyti në grupin A.

Të fundit

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Trump-Witkoff, zbulohet “projekti i madh” për të ardhmen e Gazës

Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëheqë një takim të madh në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar një plan gjithëpërfshirës për të ardhmen...

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Lajme të tjera

Web TV