Vuçiç habit me deklaratën: Jam presidenti më budalla në botë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet në Norvegji, ku po takohet me zyrtarët më të lartë shtetëror.

Gjatë konferencës për shtyp, presidenti e nisi bisedën duke komentuar ndeshjen e sotme me Kamerunin dhe më pas ka nisur të flasë për luftën në Ukrainë.

“Putini përdor atë që ka, të tjerët atë që kanë, të gjithë përdorin gjithçka, nuk ka dashuri në luftë. Kur shumë menduan se lufta kishte mbaruar dhe se Ukraina po fitonte, rusët filluan të luftojnë më mirë. Do të jetë një kohë shumë më e gjatë, dhe pres që dimri i ardhshëm, madje edhe tjetri, të jetë shumë më i vështirë se ky”, tha ai për konfliktin në Ukrainë.

“Duhet të kuptojmë se jemi në luftë dhe duhet të kuptojmë që kjo luftë nuk do të përfundojë shpejt, për mua nuk ka rëndësi se si do të përfundojë, përderisa ata japin një zgjidhje”, tha Vucic, duke analizuar situatën në Ukrainë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se i vjen keq që ka marrë vendimin që Serbia të braktisë minierat e litiumit dhe se për shkak të kësaj ai “ndihet si presidenti më budalla në botë”.

“Unë u vetëdeklarova presidenti më budalla në botë kur mora vendimin të heq dorë nga litiumi. Nuk e kuptoj fare pse protestuan para qeverisë. Do t’u drejtohem atyre. Dua t’i pyes nëse e kuptojnë këtë, ju po shkatërroni vendin tuaj”, shtoi ai.

Duke komentuar protestën e aktivistëve mjedisorë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë (kundër kërkimit të litiumit), Vuçic tha se qeveria nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me litiumin, por se ai e ka bërë këtë.

Lexo edhe :  Pandemia e heshtur që vret 12 000 njerëz në vit në Itali

“Nuk e kuptoj pse protestuan para qeverisë. Kur të protestojnë duhet të protestojnë para presidencës dhe unë do t’u drejtohem dhe do t’u them me mirësjellje se janë ata që po shkatërrojnë vendin. Çmimi i litiumit sot është 82,500 dollarë për ton dhe rezervat tona të litiumit kapin vlerën e 100 miliardë”, vuri në dukje ai, duke shtuar se qyteti i Loznicës do të përfitonte 5 miliardë euro nga minierat e litiumit, por se qytetarët besonin në teoritë e konspiracionit dhe se udhëheqësit e protestës “u shpërblyen nga fondacionet e huaja”.

Litiumi është një metal kryesor në industrinë e baterive, makinave elektrike, telefonave celularë, pajisjeve kompjuterike etj.

Të fundit

Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024

Agjencia europiane e Azilit, thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën...

Mbyllja e TikTok/ Kikia: Duhet ndaluar edhe Facebook, por s’mund të kthehemi 30 vite pas!

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke dhënë një këndvështrim kritik mbi...

Lufta tregtare/ Taksat e reja dhe ndikimi i tyre tek biznesi

Tarifat, për të cilat Presidenti Trump kishte kërcënuar prej kohësh, hynë në fuqi, duke e zhytur vendin në një luftë tregtare me Kinën, Kanadanë...

“Dy burra ka Shqipëria…”, biznesmenët më të suksesshëm sipas Agron Dukës

Rrugët e tyre janë krejtësisht të ndryshme! Por vëllezërit Duka i bën bashkë suksesi për më shumë se 30 vjet në fushën e tregtisë...

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më...

Lajme të tjera

Web TV