La Britaninë e Madhe, biznesmeni kthehet për të garuar në Primaret e PD në Durrës!

Armand Dervishi ka lënë Britaninë e Madhe, ku ka ngritur bizneset e tij, për të sjellë në Durrës eksperiencën më të mirë të zhvillimit. Vite me pare ai u largua nga dëshpërimi dhe tashme është kthyer si një profesionist i ekonomisë, për të garuar në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit.

Dervishi ka rrëfyer arsyet që e shtynë për të marrë këtë vendim.

Sipas Dervishit, Porti i Durrësit po u zhvatet qytetarëve në mënyrë spektakolare, pa garë dhe pa transparencë.

Lidhur me emigrimin masiv te shqiptareve, Armand Dervishi konsideron si shkaqe kryesore, mjerimin, papunësinë dhe mungesën e shpresës.