Serbi-Zvicër/ U ndaluan flamujt e Shqipërisë e Kosovës, shqiptari hyn me plis në stadium

Ditën e sotme u mësua lajmi se autoritetet në Katar, pranë stadiumit ku do të luhej ndeshja Serbi-Zvicër, nuk lejuan që tifozët të hynin në stadium me flamuj të Shqipërisë apo Kosovës.

Por megjithatë duket se një tifoz “ua ka futur” të gjithëve dhe është fotografuar në stadium me një plis me shqiponjë.

Pavarësisht “ndalimit”, shqiponja e gjeti rrugën për të hyrë brenda në stadium.

Ndërkohë mediat serbe e kanë cilësuar këtë ngjarje si provokim.