Teksa ka mbetur fare pak deri në nisjen e shfaqjes ‘reality’, Big Brother Vip 2, Pamfleti ka mësuar disa nga emrat e personazheve që do futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një ndër kushtet që duhet të plotësojnë personazhet, është që të mos ndajnë sekretin e futjes në BBV2 me askënd, por disa prej tyre nuk e kanë mbajtur këtë premtim. Një ndër to është modelja Jori Delli, e cila flitet se e kishte me shumë qejf futjen në BBV2 dhe ka insistuar për të qenë pjesë. Fatkeqësisht për të, ajo nuk do jetë pjesë, pasi nuk ka ditur t’i përmbahet paktit për heshtje.
Kiara Tito mësohet se do jetë pjesë e kastit e gjithashtu edhe Kejvina Kthella e cila e ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen.
Koreografi Albi Nako nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare, ndërsa aktori Amos Zaharia, e ka marrë ftesën, por ka për të xhiruar serialin e Ermal Mamaqit.
Vesa Smolica ishte pretendente për të qenë pjesë dhe ka pranuar fillimisht, por më pas, për arsye të paditura, u tërhoq nga gara. Mbetet të merret gjithashtu konfirmimi i aktores Ina Gjonçaj, nëse do jetë pjesë e BBV2.