Çmendi serbët në stadium/ Rrëfimi prekës i Xhakës: Babai vuajti 3 vjet e gjysmë në burgje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Granit Xhaka sot u shndërrua sërish në hero të shqiptarëve të Kosovës pasi bashkë me kombëtaren e Zvicrës ia doli ta mposhte dhe eliminonte Serbinë. Por, motivi i tij i madh për lojë kundër Serbisë, ka rrënjë të mëhershme.

Në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze The Guardian, ai fliste edhe për vuajtjet e familjes së tij, babait dhe nënës.

Më poshtë, Intervista nga The Guardian.

“Është rrëfimi që ndërtoi Granit Xhakën dhe ndezi zjarrin brenda tij. Detajet janë të egra, zor të krahasueshme, dhe është e çuditshme që mesfushori i Arsenalit arrin t’i artikulojë. Përsëri, si babai i tij Ragipi – që i kaloi tri vjet e gjysmë si i burgosur politik në Jugosllavi – Xhaka nuk është njeri që ikën a fshihet.

“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull,” – tha Xhaka. “Por më pas nisën ta rrihnin.”

Shkaku  kishte qenë se babai i tij mori pjesë në demonstrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd. Ishte viti 1986 dhe ai ishte një student 22 vjeçar i Universitetit të Prishtinës në Kosovë, që asokohe ishte krahinë autonome në Jugosllavi. Ai do të arrestohej dhe do t’i jepej një dënim prej gjashtë vitesh. Babai i Granitit ndante qelinë me katër burra tjerë dhe do të lejohej jashtë vetëm për 10 minuta.

“Si i biri i tij, storja është diçka që më prek tepër thellë – është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time,” – tha Xhaka. “Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë. Është aq e dhimbshme. Nganjëherë e pyes: “Më trego prapë,” por s’mendoj që më tregon gjithçka. Ka pasur gjithnjë momente të heshtjes kur kanë ndjerë se kishte përbirë diçka dhe s’mund ta qiste jashtë. Ndoshta ishte tepër shumë dhe ai s’donte që ne ta merrnim vesh dhimbjen e tij.”

Lexo edhe :  “Jemi më shumë se një klub”, Laporta: Barça prodhon lojtarë, kurse Reali i ble

“Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngriste krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike – nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike.”

Për ta kuptuar Xhakën duhet kuptuar familjen e tij; sa kanë vuajtur, qysh janë mbajtur bashkë dhe kanë punuar palodhshëm në mënyrë që t’i tejkalojnë vështirësitë.

Parimet e tij udhëzuese janë besnikëria dhe respekti. Kur ai i përkushtohet diçkaje apo dikujt, ai e bën këtë gjë me trup e shpirt – ashti si babai i tij apo edhe nëna, Eli./nacionale

Të fundit

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor,...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligut në A2 CNN...

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë...

Lajme të tjera

Web TV