Rama paralajmëron “Foltoren” për protestën e 6 dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht protestës të Sali Berishës, kryeministri Edi Rama theksoi dje gjatë një konference për shtyp nga Kryeministria se nuk do të cenohet siguria e samitit të BE që do të mbledhë liderët europianë në Tiranë më 6 dhjetor. Opozita e paguar me para ruse, sipas tij, ka misionin e vetëm që të njollosë Shqipërinë. Teksa e cilëson protestë absurde, kreu i qeverisë thotë se nuk do të negociohet me askënd për perimetrin e sigurisë në një ditë historike për vendin. Asnjë prej liderëve europianë nuk ka shprehur shqetësim për protestën e opozitës, por Edi Rama paralajmëron ata që do të tentojnë të thyejnë perimetrin e sigurisë. “Nuk është shprehur asnjë shqetësim. Ne jemi të bindur se në fund të ditur mund të ketë shfaqje alla koncert në vitin 36 ku në vend të të ndjerit Albert Verria të jetë një tjetër i lënë nga mendja, por përtej kësaj nuk shohim asgjë më shumë se kaq. Janë marrë të gjitha masat dhe unë shpresoj që individët e tjerë nuk do të shkojnë me këmbët e tyre në atë qorr sokak ku ka pasoja ligjore shumë të qarta. Nuk kanë arsye ta bëjnë se mund të protestojnë pak më tutje, e dyta se mund të protestojnë këtu ku e kanë bërë zakon, e treta se nuk është çështje e qeverisë shqiptare. Kjo është çështje sigurie, nuk ka asnjë vlerësim që ka ndikuar në këtë. Për shkak të mënyrës se si funksionojnë këto evente, ka gjithmonë një sistem back up, mbështetës, për çdo gjë që mund të ndodhë. Mbledhja do të bëhet në këtë sallë ku unë po flas. Edhe dreka ka një back up tjetër. Si mund të bëhet këtu samiti me njerëz rrugëve. E pamundur. Mendoni si mund të shfrytëzohet nga të tjera forca që mund të infiltrojnë njerëz. Halucinacionet e të marrit t’i lëmë në shenjtërinë e tij. Më mirë të mos merremi me të”, deklaroi ai.

Hetimet e SPAK për Metën dhe Berishën, reagon Rama

Më tej kryeministri Edi Rama ka pasur edhe një koment për punën e bërë nga ana e SPAK sa i takon hetimeve lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Meta. Sipas Ramës, fakti që SPAK nuk ka nisur ende një hetim për ‘Non Gratën’, nuk është punë e tij dhe se kjo nuk duhet të shërbejë si motiv për të sulmuar punën e SPAK. “E kuptoj fustrimin, jam pjesë e të fustruarve për punën e SPAK, por kurrsesi nuk mund të shkohet as te mohimi i punës së SPAK dhe as te hedhja e baltës apo insinuatave mbi drejtuesve apo prokurorëve se këto nuk janë gjëra që bëhen me sustë, do isha mirënjohës nëse çështjet e lidhura për Metës dhe Berishës të mos më vihen mua para si çështje që kanë të bëjmë me mua”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  “2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S'u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri komenton situatën në PS dhe Primaret e “Foltores”

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet në 14 maj, e ndërsa ka pasur edhe një koment për primaret e Sali Berishës. “Jemi jemi të pathyeshëm, kështu që këto janë zgjedhje me një rëndësi të veçantë, i kemi dhënë shumë rëndësi, ju jeni edhe dëshmitar, përsosim në çdo zgjedhje organizimin tonë dhe jemi një makineri që nuk thyet, të tjerët i duartrokasim në përpjekje për t’u përmirësuan, por janë shumë larg nesh, ne pastaj e paguajmë me akuza jo na i grabitët, jo na vodhën, ne zgjedhjet i fitojmë”, tha ai.

Rama: Nuk ka vendim për vendosjen e fashës 800 këh në dhjetor

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka folur edhe për energjinë, duke siguruar qytetarët se nuk do ketë rritje çmimi.  “Nuk ka vendim për vendosjen e fashës në muajin dhjetor. Megjithatë, përfundimtaren do e japë ministria”, theksoi ai. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka treguar bisedën që ka pasur me kryeministrin britanik Rishi Sunak për çështjen e emigrantëve. AI tha se ka qenë vetë Sunak që e ka telefonuar, ku theksoi se është shprehur i keqardhur për deklarata e bëra nga ministrja Suela Braverman për emigrantët. “Kam pasur një diskutim jo të shkurtër, më ka kërkuar vetë, më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur për shkak të deklaratave të pamenduara në raport me Shqiptarët dhe kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm, nuk ka pasur asgjë të re, vetëm për të bashkuar forcat më shumë, lidhur se si mund të bëhet një luftë efikase nuk rrjeteve të trafikut që shfrytëzojnë nevojën e njerëzve për t’u larguar dhe lidhjet, e dimë shumë mirë që emigrimi në Britani të Madhe është shumë i lidhur me bazat e krijuara nga pjesëtar të familjes, për të zhvilluar këtë veprimtari, e kam përsëritur, i kam thënë që për sa kohë kjo është rruga e duhur, por askush nuk ka bërë gjë, por s’e di pse s’është bërë. Unë them se kjo është rruga e duhur, të shikojmë që britanikët të jenë më aktiv dhe nuk do kujtohet vetëm kur të ketë ngjarje televizive. Shpresoj që do kemi dhe një këmbim vizitash, nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër britanik të vijë këtu”, nënvizoi Rama.

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV