Dy vite nga vrasja e Klodian Rashës, si i mori jetën efektivi i policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familja e Klodian Rashës kujton sot 25-vjeçarin e vrarë me armë nga efektivi i Policisë së Shtetit dy vite më parë.

I riu u vra mesnatën e 8 Dhjetorit, ndërsa kishte dalë gjatë orës së karantinës për të blerë cigare në zonën e Laprakës, kur gjatë ndjekjes nga efektivët, ishte Nevaldo Hajdaraj polici i cili e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur.

Më 14 korrik Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn për ngjarjen e ndodhur, ndërsa ai fillimisht u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas, nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës, vepra për efektivin u riklasifikua për “Vrasje me dashje”.

Apeli i Tiranës ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar Hajdarajn me 18-vite burg, nga 15 që kishte dhënë shkalla e parë.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hajdarajt i ulet dënimi me 1/3, ku në përfundim ish-efektivi do të vuajë 12 vite heqje lirie, nga 10 që parashikonte shkalla e parë.

Pas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, ndërsa familjarë e qytetarë kërkuan drejtësi për 25-vjeçarin, valë protestash e cila solli dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Të fundit

Produktet e stinës mbushin tregjet, por nuk ulen çmimet

Edhe pse prodhimet vendase të stinës kanë mbushur tregjet, kjo nuk është reflektuar në ulje të çmimeve. Produktet e shportës...

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. “Putini nuk është i interesuar...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Lajme të tjera

Web TV