Arrestohet ish deputeti i Parlamentit Europian/ Ja akuzat që rëndojnë mbi të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona, përfshirë një ish-deputet të Parlamentit Evropian, u arrestuan këtë të premte në Bruksel, si pjesë e një hetimi për dyshime për korrupsion brenda Parlamentit Evropian, shkruajnë mediat e huaja.

Vendi nga ku ishte dyshuar të kryhej korrupsioni, nuk përmendet nga prokuroria që ka kryer hetimet.  Sipas gazetës belge Le Soir, është Katari, zyrtarët e të cilit ishin përpjekur të korruptonin një socialist të zgjedhur italian, që ishte eurodeputet nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Dyshohet se janë kryer akte të tjera korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar.

Sipas një njoftimi për shtyp të prokurorisë, hetimi synon ndër të tjera akte “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave” në një bandë të organizuar. Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur nga prokuroria federale, e cila ka juridiksion në Belgjikë për rastet e terrorizmit dhe krimit të organizuar. Përveç katër arrestimeve, policia ka sekuestruar rreth 600 mijë euro para cash, si dhe pajisje kompjuterike dhe celularë, përmbajtja e të cilave do të analizohet.

Të fundit

Mbi 500 qytetarë në takimin përmbyllës të Ardit Bidos në Sarandë

Mbi 500 qytetarë u mblodhën sot në Sarandë, në takimin përmbyllës elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste...

Jo vetëm karriget bosh/Rama e mund Berishën dhe live! PS 32 mijë ndjekës, PD vetëm 2 mijë

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur...

Mitingu i PD/ Chris LaCivita: Pushojeni nga puna Edi Ramën më 11 maj! Votoni Berishën

“Faleminderit Shqipëri për mbështetjen që na ke dhënë. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Jo vetëm për ëndrrat tuaja, por edhe për pozicionin e këtij vendi...

Berisha fushatë me ‘Stresin’/ Reperi i dedikon këngë kreut të PD, ‘thumbon’ Noizy-n

Të gjithë e dinë “dashurinë” që reperi Stresi ka për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pavarësisht humbjeve, ai asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen e tij ndaj bluve...

Emocionet i marrin kontrollin/ Braçe thyen rregullat e fushatës, bën lëvizjen që habit PS

Në mbylljen e fushatës së PS, fjalën e mori Erion Braçe kandidati për deputet në listën e hapur të PS, dhe s’kishte si të...

Lajme të tjera

Web TV